Hidromorava

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic ka vizituar Vitinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtiç, ka qëndruar sot në komunën e Vitisë me që rast është interesuar të dijë më shumë rreth gjendjes së komuniteteve pakicë që jetojnë në komunën e Vitisë, ku përpos takimit me krerët komunal ai ka parë nga afër edhe projektet që janë realizuar në vendbanimet e banuara edhe me qytetarë të komunitetit serb, kroat e romë.

Ministri Jevtiç, fillimisht është pritur nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili detalisht e ka njoftuar atë për mbështetjen dhe ndihmën që po u jepet komuniteteve në këtë komunë. “Në aspektin e përgjithshëm kemi realizuar një sërë projektesh për mirëqenien e qytetarëve,, ndërkohë që në aspektin individual jemi munduar që të ofrojmë ndihmë në bazë të mundësive krahas nevojave të shumta të qytetarëve”ka thënë Haliti.

Ai gjithashtu ka theksuar përkushtimin e institucioneve komunale për mirëqenien e jetës së qytetarëve dhe te komuniteteve, sidomos për realizimin e projekteve nëpër lokalitetet multietnike, ndërkohë që ka njoftuar ministrin Jevtic për zhvillimet e komunës në këtë drejtim.

United Hospital

Kurse ministri Jevtic , ndër të tjera ka theksuar gatishmërinë e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, që së bashku me Komunën e Vitisë të punojnë në zgjidhjen e problemeve të komuniteteve në këtë komunë, ndërkohë që ka përmendur edhe rëndësinë e krijimit të kushteve të përshtatshme për kthim.

Ai ka thënë se në bazë të informatave që posedon, çështja e kthimit të serbëve në Podgorc dhe Zhiti më shumë i takon aspektit të vetiniciativës së të zhvendosurve, pasi që problemi i multietnicitetit nuk qëndron, gjë që është dëshmi e stabilitetit të sigurisë në këtë komunë. Jevtiç ka premtuar edhe realizimin e një projekti të përbashkët që ka të bëjë me fshatin Binqë.

Pas takimit të zhvilluar në ambientet e komunës, Ministri Jevtiç së bashku me kryetarin Haliti kanë vizituar shëtitoren përgjatë rrugës Viti-Binqë, ndërkohë që më pas ai ka vazhduar me takime nëpër disa familje serbe në Binqë, për të vazhduar edhe me disa familje kroate në Letnicë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.