ARKATANA

Mediat turke zbulojnë detaje të reja nga transferimi i Muriqit te Lazio

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Vedat Muriqi muaj më parë ka kompletuar transferimin tek skuadra e madhe italiane Lazio.

Pas bisedimeve të stërzgjatura mes dy klubeve, Lazio arriti ta bind Fenerbahcen për ta lënë të lirë sulmuesin e Kosovës.

Muriqi tanimë ka filluar të luaj për klubin kryeqytetas italian, derisa ai vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Turqi.

Së fundmi mediumi turk ‘Miliyet’, ka publikuar edhe pagat e futbollistëve turq ose atyre që janë larguar nga kampionati elitar turk dhe janë aktualisht në Serie A.

Muriqi është në mesin e më të paguarëve, derisa Miliyet ka zbuluar fillimisht që Lazio ka paguar 17,5 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Uji Dea

Gjithsesi ky medium ka zbuluar edhe pagën vjetore të Muriqit, pagë që është 2,2 milionë euro neto në sezon.

Kjo e bënë atë ndër lojtarët më të paguar në Serie A që kanë kaluar nga kampionati turk.

Vetëm ylli i Milanit, Hakan Calhanoglu fiton më shumë se Muriqi në sezon që kanë lidhje me futbollin turk, pasi mesfushori ka një pagë prej 2,5 milionë eurove në sezon.

26-vjeçari ka luajtur deri më tani në katër ndeshje për Lazion, kryesisht duke u inkuadruar nga banka rezervë.

Por ai ende është në kërkim të golit të parë, pasi në 114 minuta sa ka luajtur në total ende nuk e ka shijuar golin me fanellën e Biancocelestëve. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.