Në Kamenicë, 150 familje me gjendje të vështirë ekonomike përfitojnë pako ushqimore
Kamenicë – Shoqata “Bereqeti” në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Kamenicë dhe Komunën të martën kanë shpërnda 150 pako ushqimore për 150 familje të cilat e kanë gjendjen jo të mirë ekonomike.
Në këtë shpërndarje të ndihmave ka marrë pjesë edhe Begzad Sinani e cila e ka mirëpritur ndihmën e BIK dhe ka thënë se ndihmat e tilla nuk do të mungojnë as në të ardhmen për familjet skamnore./rajonipress/


