Fundamenti

Kur Miku të detyron…

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Edhe njëherë dua ta bëjë të qartë se po te vendosja unë për koalicionin qysh nga sot do e kisha ndërpre, dhe kjo nuk ka të bëjë me thirrje për në odë të mixhës, as elefantë, as kotec, as adoleshencë, as për paterica, por tema ishte dhe është për prishje të koalicionit ka shkruar Ibish Ibishi si përgjigje ndaj deklarimit të Arbër Ismajlit.

Nuk kisha dashtë për asnjë moment me u gjind në këtë situatë me iu përgjigj deklarimeve të pamatura dhe fëmijërore, mirëpo kështu është kur të detyrojnë…
Në deklarimin tim për opinion isha shumë i kjartë çka mendoj dhe atë që e kam thënë për temën e koalicioni lokal LDK-AAK, mirëpo ata që janë mësuar të ulërijnë, vazhdimisht do të ulërojnë dhe asnjëherë nuk kanë me pas guximin që shefit të tyre t’i thonë në sy, sepse janë shërbëtor të tij…mirëpo këto ulërima i lëshojnë vetëm sa për treg politik.

Reagimin e bërë në fcb. aspak nuk e marr serioz sepse nuk është bërë nga njerëz serioz dhe ai reagim nuk kishte të bënte aspak me temën për të cilën unë kam shpreh mendimin para pak ditësh. Shumë herë jam pajtuar me mendime që ka për të mirë dhe i ka shprehë edhe në publik Miku im, mirëpo kësaj here JO, sepse jo që nuk ka qëllue golin, por edhe fushën e lojës e kishte gabuar !

Uji Dea

Prandaj për me e kuptu po e sqaroj…
– Pakënaqësia apo edhe prishja e koalicionit LDK-AAK, nuk ka të bëjë me përralla të elefantëve e me filozofina çfarë jena m’su të dëgjojmë, prerazi dhe si burrat e them edhe sot, dhe nuk janë llafe të lodhëta, por duhet kuptuar se ka pakënaqësi për sa i përket partneritetit qeverisës, në bashkëqeverisje nuk ka interesa vetanake!
– Nuk kam ftuar askënd në odë të mixhës, kam dhënë mendimin tim të cilin nuk e ndryshoj deri sa të zhbëhet ky koalicion i interesit të njëanshëm, d.m.th. nuk kam ftuar askënd me u bë partner, por kam thirr për ndarje!
– Kurrë në jetë nuk dua të bëhem lakmiqar i modelit të politikës Kosovare, konkretisht partisë që i përket Kopeve të mëdha, ndoshta do të mbetem gjithmonë adoleshent në politikë për shkak të këtij modeli politik sepse nuk i përshtatet personalitetit tim!
– Derisa dikush është mundu të bëjë politikë, dikush tjetër është angazhuar edhe për zgjidhje tjetër për këtë vend dhe nuk janë gjithë njerëzit të një gjenerate, për atë dikush është më i vjetër e dikush më i ri në politikë!
– Kundërshtimi apo mospajtimi i një çështje, nuk mendoj se është shitje mendësh, për ata që se kuptojnë është guxim, dhe guximi është një prej tipareve të burrnisë.
– Ecjet e gjata asnjëherë nuk janë bërë dhe nuk mund të bëhen vetëm, nganjëherë lodhja nga rrugëtimi të detyron për mbështetje…!
Nëse je pajtue me mendimin apo propozimin e dikujt nuk ka nevojë pak më vonë me elaboru e me kallxu përralla, e këtë herë me mendimin tim është pajtuar edhe Miku im në komentin e tij thotë “fjala jote në vesh të Perëndisë, ndërsa pas pak orësh shoh reagimin dhe ulurima të cilave nuk iu dihet as arsyeja as kuptimi sepse nuk kishin të bënin aspak me temën, por nga inati dalin ne publik flasin për elefantë, paterica, koteca në vend se të merren me përgjegjësin dhe obligimet që iu ka dhënë qytetari. Dhe jo rastësisht thuhet aty ku nuk punohet ka vend për përralla për llafe e thashetheme sepse diqysh duhet me kalue kohën gjatë orarit të punës.

Pra krejt në fund edhe njëherë dua ta bëjë të qartë se po te vendosja unë për koalicionin qysh nga sot do e kisha ndërpre, dhe kjo nuk ka të bëjë me thirrje për në odë të mixhës, as elefantë, as kotec, as adoleshencë, as për paterica, por tema ishte dhe është për prishje të koalicionit ka shkruar Ibish Ibishi si përgjigje ndaj deklarimit të Arbër Ismajlit.

“Miq do të mbesim, për në politikë nuk i dihet, por mos ia huq temës” ka thënë ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.