Uji Dea

Nevzati: Luta po e shëmton qytetin dhe të ardhmen e tij, të largohet sa më parë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Bujar Nevzati këshilltar komunal nga PDK-ja në seancën e KPF-së të mbajtur këtë të hënë ka kërkuar nga kryesuesja e Kuvendit disa sqarime dhe ka përsëritur kërkesën e tij që Lutfi Haziri sa më parë të largohet nga Komuna sepse kjo është edhe në të mirë të qytetarëve e ma shumë në të mirë të tij, sepse po e shëmton qytetin tonë dhe të ardhmen e tij.

Uji Dea

Nevzati tha se kërkova nga Kryesuesja që në seancën e radhës të na njoftoi, se pse në Gjimnazin “Xhavit Ahmeti”, nuk po mbahet mësim në lëndën e Historisë. “Po ashtu ngrita çështjen e Ndërprerjes së punimeve të kanalizimit në fshatin Përlepnicë, ndërprerjen e punimeve të shtëpisë së Kulturës.Po ashtu edhe në ketë seancë kam ngrit mungesën e Kryetari Haziri në KPF e në seancat e kuvendit. Prandaj atë që e kam thënë që nga fillimi, se ne jemi pa, kryetar Komune, jemi pa zot shtëpie, po vërtetohet për ditë e ma shumë edhe nga qytetarët e Komunës e edhe nga bashkëpunëtorët e tij ma të ngushtë. Se po të kishim ne zot shtëpie, nuk kishin me ndodh këto degradime që po ndodhin për çdo ditë e ma shumë në Komunën tonë, si është e mundur që mos me mund me zgjidh problemin e një profesori për 6 muaj, pastaj ndërtimet pa leje, lumi Mirusha, nderimi i infrastrukturës pa asnjë kriter, punësimet e familjarëve të udhëheqësve të Komunës. Prandaj kërkojmë nga ai, që sa më parë të largohet nga Komuna sepse kjo është edhe në të mirë të qytetarëve e ma shumë në të mirë të tij, sepse po e shëmton qytetin tonë dhe të ardhmen e tij” ka thënë Nevzati./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.