Fundamenti

Kërkohet lokacion i ri dhe buxhet për shpenzimet e varrimit në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Nënkryetari i Kamenicës, Fatmir Matoshi, e ka filluar debatin për vendin e varrezave të qytetit, pasi që kjo sipas tij do të jetë njëra nga temat dhe problemet me të cilat do të ballafaqohen së shpejti institucionet komunale dhe Bashkësia Islame.

“Realisht janë dy tema me rëndësi, vendi i varrezave të qytetit, pasi që aktualisht varrezat e Kamenicës ndodhen në Lagjen Malësia, në një teren të papërshtatshëm dhe i cili për më tepër tashmë edhe është plotësuar dhe nuk ka vende të lira për varrime. Ky debat duhet të fillohet tani, dhe kërkoj që kontributin e vet ta japin qytetarët me idetë dhe mendimet e tyre, sikundër edhe Bashkësia Islame, dhe tema e dytë është përfshirja në buxhet e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e Kamenicës. “ ka thënë Nënkryetari Matoshi.

ARKATANA

“Nga takimet që kam mbajtur këto dy vite me bashkësitë fetare, tema e pagesës së shpenzimeve të varrimit ka qenë gjithmonë pjesë e diskutimeve tona, kemi bërë edhe përllogaritjet dhe besoj se nga buxheti komunal na duhet një fond prej rreth 25 mijë eurosh për këtë shërbim” ka thënë nënkryetari Matoshi.

Matoshi, ka lavdëruar disa Këshilla Lokale të cilat me vetiniciativë po i mirëmbajnë varrezat e fshatrave. “Ka disa lokalitete që po e bëjnë këtë punë, si Koretini, Topanica dhe fshatra të tjera të cilat po i mirëmbajnë varrezat me fonde që grumbullohen kryesisht nga diaspora jonë. Të vdekurit tanë meritojnë një trajtim të dinjitetshëm andaj mirëmbajtja e varrezave tregon kulturën tonë. Problem tjetër është edhe rrethoja e varrezave në Lagjen “Çamëria” në Kamenicë, atje kemi pasur rrëshqitje të mëdha të tokës në afërsi të varrezave dhe si pasojë edhe dëmtim të madh të rrugës, por varrezat duhet të rrethohen dhe të përmirësohet rruga alternative që ndodhet përmbi varreza.“ ka thënë Matoshi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.