Derbi i Anamoravës nuk sjell fitues
Derbi i parë i kampionatit 2020/21 dhe i 33-të me radhë në mes Dritës dhe Gjilanit, në një ndeshje mesatare ka përfunduar me rezultat të bardhë 0-0.
Edhe në këtë javë ndeshja u zhvillua pa praninë e shikuesve duke zbatuar maksimalisht protokollet të cilat i ka vënë FFK dhe IKSHP-ja, dhe ishte një hendikep i madh për tifozët “Intelektualët” dhe “Skifterat”.
Kaptinë e veçantë e këtij derbi ishte që për herë të parë ndeshjen e drejtoi njëri ndër arbitrat më të mirë të vendit tonë, gjilanasi Mervan Bejtullahu.
Të parët të cilët rrezikuan në ndeshje ishin futbollistët e Dritës, në minutën e 32-të, mesfushori Hamdi Namani gjuan fuqishëm nga 30 metra por portieri Enea Koliqi tregoj formë të mirë duke pritur këtë gjuajtje të papërshtatshme.
Drita kishte rast edhe në minutën e 35-të, Xh.Shabani nga goditja e dënimit gjuan furishëm por shpëton portën e tij Enea Koliqi.
Në minutën e 38-të, mbrojtësi i majtë, Ilir Blakqori, depërton nga gjysmë fusha gjuan nga afërsia por Koliqi ishte në vend.
Futbollistët e Gjilanit në pjesën e parë nuk konkretizuan asnjë rast drejt portës së portierit Faton Malokut.
Rastin më të mirë në ndeshje nuk e konkretizoi futbollisti kroat Darko Nikaq i vetmuar nuk arrinë të godet portën e Malokut të Dritës.
Pas ndeshjes, tekniku i “bardhekuqëve” të Gjilanit, Gentjan Mezani, pas ndeshjes ka deklaruar.
“Ndeshjen e filluam mirë por me kalimin e kohës Drita na vuri në vështirësi, në pjesën e dytë dominuam tërësisht ndeshjen kërkuam të mbanim topin më tepër dhe këtë e arritëm, jam i kënaqur me një pikë nga ky derbi dhe duhet kuptuar se derbi gjithmonë sjell futboll të fortë”.
Ndërsa homologu i Mezanit, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, pas 90 minutave është shprehur.
“Ndeshjen e zhvilluam mirë dhe nuk mërzitem pse nuk fituam, krijuam raste dhe dominuam ndeshjen, përballë kishim nj kundërshtar të fortë por ne nuk i shfrytëzuam rastet tona, por në përgjithësi jam i kënaqur me paraqitje”.
Pas kësaj ndeshje, Drita tani pozicionohet në pozitën e dytë nga katër ndeshje ka tubuar 10 pikë, ndërsa Gjilani nga 6 ndeshje të zhvilluara pozicionohet në pozitën e 3-të.
Drita në mesjavë takohet me Ballkanin në Suharekë, ndërsa Gjilani do të jetë nikoqirë i Trepcës’89. /rajonipress/


