Fundamenti

Rezervisti Betim Haxhimusa i siguron tri pikë të reja Dritës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ndeshja në mes Dritës e Trepcës’89 është dashur të zhvillohet në javën e dytë, por është shtyer për shkak të angazhimeve të Dritës në Ligën e Europës.

Skuadra e tjera të Superligës kanë nga pesë ndeshje të zhvilluara, ndërsa për Dritën kjo ishte ndeshja e tretë.

Tri ndeshje të zhvilluara tri fitore është bilanci i “bardhekaltërve” të Dritës në këtë stinorë, kësaj radhe me mjaft vështirësi kanë mposhtur Trepcën’89 me rezultat minimal 1-0.

Skuadra mysafirë Trepca’89 u tregua një skuadër mjaft e fort gjatë 90 minutave duke i shkaktuar mjaft kokëçarje kampionit aktual të Kosovës, Dritës.

Në minutën e 12-të, Xhevdet Shabani gjuan nga ndërprerja por portë e tij e shpëton portieri mysafir Prince Marley.

Rast të mirë shënimi mysafirët kishin në minutën e 19-të, por gjuajtjen e Kaqar portieri Maloku e dëbon jashtë vijës fundore të tij.

Në minutën e 35-të, Bujar Shabani gjuan bukur por portieri Marley e dëbon topin duke shpëtuar ku topi devijohet në horizontalen e tij.

United Hospital

Kastriot Rexha ka mundur lehtë të shënon në minutën e 44-të, por mbrojtësi Kaqiu largon topin nga vija fatale e portës së tij.

Në pjesën e dytë futbollistët e Dritës ishin më të rrezikshëm duke kërkuar golin e epërsisë.

Golin e fitores arrinë në minutën e 59-të, Fazliu asiston gjerë tek Rexha ky me kokë gjerë te Haxhimusa i cili pak minuta më parë ishte futur nga banka e rezervistëve, dhe me kokë nga 3 metra mposht portierin mysafirë Marley, për ti siguruar skuadrës së tij tri pikë tejet të vlefshme.

Gjashtë minuta më vonë, Rexha, ka mundur lehtë të shënon por gjuajtjen e tij e pengon shtylla mysafire.

Golashënuesi i vetëm i kësaj ndeshje Betim Haxhimusa ka mundur shumë lehtë në minutën e 88-të, të shënon golin e tij të dytë në këtë ballafaqim por edhe pse i vetmuar gjuajtja e tij përfundon jashtë portës mysafire.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, pas ndeshjes ka deklaruar.
“Jam i kënaqur me fitore por kemi mundur edhe ta humbim këtë ndeshje pasi skuadra mysafire u tregua mjaft e rrezikshëm, por me rëndësi kemi marr tri pikë tejet të vlefshme”.

Në javën e VI-të, Drita si vendëse zhvillon derbin me Gjilanin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.