ARKATANA

Gjilanasi Nazim Muji, tri dekada e gjysmë në shërbim të popullit Shqiptarë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Jeta e qytetarëve të Kosovës shumë herë është vënë para sprovave të vështira me shekuj të tërë, si nga kushtet ekonomike njëashtu edhe nga represioni i pushtetit serb me dekada të tëra. Për qytetarin Nazim Muji nga Bresalci i Gjilanit gjatë jetës së tij kishte ëndrra të mëdha të shkollohet, pasi që ishte nxënësi më i mirë në gjeneratën e tij, ai regjistroi Fakultetin e Bujqësisë duke shpresuar se një ditë do të bëhet një Agronom ti ndihmon familjes së tij dhe shtetit të Kosovës por fatkeqësisht kjo ëndërr nuk u realizua asnjëherë.

Ëndrrën e një studenti të shkëlqyer e ndërpreu pushteti serb në vitin 1981, kur demonstratat e këtij viti kërkoheshin njerëzit intelektual për ta shfarosur ardhmërinë e kombit shqiptar Muja u maltretua në mënyrë shtazarake nga policia serbe duke e detyruar që të largohet nga familja e tij dhe nga Kosova.
“Po bëhen tani e 35 vite në shtetin Helvetik të Alpeve të Zvicrës, kisha ëndrra që një ditë të bëhem një Agronom i vyeshëm të kontribuoja për tokën e pëlleshme të Kosovës, por këtë ëndërr pushteti Komunist së bashku me atë Sërb ma shuan duke më detyruar tani e 35 vite të mbaj mall për shokët, fshatin, farefisin e mallin ndaj atdheut”, kujton Muji pas 35 vitesh.

Nazim Muji për të mbijetuar nuk la punë pa punuar nga më të rëndat për të mbajtur familjen e tij dhe ai për këtë është krenarë që me djersën e tij shumë familjeve dyert e mbyllura me humanitetin e tij ju hapi sa herë që ishte nevoja.

“Si të gjithë fshatarët edhe familja ime merrej me bujqësi, mezi siguronin ekzistencën për të mbijetuar, por gjithmonë ishin nën mbikëqyrjen e pushtetit Komunist e atij serb duke ju vështirësuar skajshmërisht jetën edhe ashtu të vështirë. Jjam shumë krenarë me familjen time që sa kemi pasur mundësi të gjithë njerëzit që kanë kërkuar ndihmë nga unë gjithmonë ju kam dalë në ndihmë falë bashkëpunimit familjar”, tregon i emocionuar Muji.

ARKATANA

Ky njeri me humanitetin dhe zemrën e madhe ndaj atdheut asnjëherë nuk ngurroi ta mbështesë shtetin e Kosovës sa herë që është kërkuar nga ai.
“Tani e 35 vite vazhdimisht kam mbështet çdo iniciativë të njerëzve të cilët kanë bërë kushtrimin për të mirën e Kosovës gjatë këtyre viteve me plot dashuri për të mirën e popullit tim kam dhënë mbi 100.000Є të dokumentuara duke përkrahur pa rezervë demonstratat e vitit 1981, hyrjen e minatorëve në zgafelle, për arsim dhe kontribute të tjera sa herë që është kërkuar por të japësh ndihmë për UÇK-në, kanë qenë momentet më emocionale dhe më të gëzuara të jetës sime, emocione të veçanta dhe gëzime kemi pasur hyrjen e NATO-s në Kosovë dhe shpalljen e shtetit të Kosovës “, shprehet Muji.

Muji bënë të ditur se populli Shqiptar është punëtorë, por duhet përkrahur në forma të ndryshme.
“Pas të gjitha këtyre peripecive nuk jam i kënaqur me udhëheqësit e të gjitha partive në Kosovë, këta kanë harruar popullin e tyre nuk mund të zhvillohet shteti pa ekonomi ndërsa këta për gjysmë miliardi e kanë shitur pasurinë e Kosovës që e kemi ndërtuar me djersën e prindërve tanë, kjo është e padrejtë dhe për këtë shkaktohen pakënaqësitë politike duke e zhgënjyer popullin e pafajshëm, ndërsa Mërgimtarët të cilët kanë mbajtur me dekada këtë popull janë harruar nga njerëzit e partive politike dhe nuk ju jepet kurrfarë hapësire dhe siguri për të investuar në tokën e Kosovës”, thekson Muji.

Pas plot 35 vite Muji shpreson se një ditë të afërt do t`i rikthehet Kosovës.
“Shpresoj dhe kam në plane që të hapi një veprimtari punuese në Kosovë për t`i ndihmuar popullit tim, për këtë do të isha më i lumturi në botë që ëndrrat studentore t`i realizojë në moshën 56 vjeçare pas plot 35 vitesh”, shprehet Muji./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.