United Hospital

Vojvoda: Edhe nesër ndaj grekëve do të luajmë me shpirt

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Mërgim Vojvoda zotohet se ai me shokët e Kombëtares së Kosovës do ta japin maksimumin në ndeshjen e nesërme ndaj Greqisë, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar ka folur në konferencë për shtyp, ku ka thënë se mungesa e publikut në stadium ka bërë që lojtarët të kenë paraqitje më të zbehta.

“Loja nuk do të jetë e lehtë, i kishim dy ndeshje, shpresoj që të shkojë sa më mirë nesër. Në çdo lojë ne e japim maksimumin, 100 për qindëshin tonë. Në të gjitha ndeshjet e kemi pasur përkrahjen e publikut. Besoj se ka ndikuar tek mungesa e publikut në stadium”, ka thënë Vojvoda.

“Grekët mund të mendojnë se mund të na mposhtin lehtë, kjo na lehtëson punën. Ne nuk e shohim askënd lartë, e dimë kush jemi, asnjëherë nuk e nënçmojmë askënd. Do ta shohin vetë ata nesër prej fillimit të lojës se si do të jemi gati dhe shpresoj se do t’ua vështirësojmë punët. Edhe nesër do të luajmë me shpirt”, deklaroi mbrojtësi i djathtë kosovar.

Fundamenti

Ai ka pushuar në ndeshje me Slloveninë dhe thotë se i ka 90 minuta më pak se lojtarët tjerë dhe se kjo i ka dhënë më shumë freski që të jetë gati për lojën e nesërme.

Ndërkohë, ai u është përgjigjur edhe kritikave të fundit për paraqitjet e “Dardanëve” duke kërkuar që populli kosovar t’i mbështet lojtarët në këto momente jo fort të mira.

“Më shumë se lojtarët askush nuk dëshiron të fitojë, nuk kemi ardhur këtu të flemë. Kemi ardhur këtu për ta fituar lojën. E kemi një fat të keq, por duhet ta dimë se është pandemia dhe ka lojtarë që kanë qenë me COVID dhe që ishin të lënduar. E lusim popullin kosovar të jetë me ne”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.