Mehmeti kërkon privilegje edhe për këshilltarët komunal
Gjilan – Përderisa deputetët e kuvendit të Kosovës kanë rregulluar mirë pozitën e tyre juridike dhe politike duke paraparë edhe pensione dhe privilegje të ndryshme do të duhej të rishqyrtohej edhe mundësia që edhe pozita e anëtarëve të kuvendeve komunalë të rregullohej afërsisht 50% sikur të drejtat dhe privilegjet e deputetëve të kuvendit të Kosovës thotë Arben Mehmeti këshilltar komunal.
Sipas Mehmetit, edhe pse me vonesë, por se është për tu përshëndetur ky veprim i asociacionit të komunave të Kosovës që sado pak të interesohen për çështjen e anëtarëve të kuvendeve komunale që si kategori politike dhe juridike janë lënë në mëshirën e fatit të drejtat dhe obligimet e tyre.
”Si kategori politike dhe juridike çështja e anëtarëve të kuvendeve komunale do të duhej qysh herët të trajtohej dhe rregullohej juridikisht me një ligj të veçantë që i adresohet vetëm kësaj kategorie të shërbyesve publikë, e jo të trajtohen me ligje të tjera dhe pozita e tyre të tentohet të rregullohet me udhëzime të ndryshme që ulin në masë të madhe rendësin e kësaj kategorie të shërbyesve publik. Do të duhej më tepër asociacioni i komunave të Kosovës dhe ministria e administrimit të pushtetit lokalë të interesohej për kuvendet komunale respektivisht anëtarët e këtyre kuvendeve që të trajtohen juridikisht dhe politikisht më mirë sepse kanë rendësin e tyre në komunat ku punojnë, me qenë se me ligj të vetëqeverisjes lokale kuvendet komunale janë organe më të larta të komunave, ndërsa anëtarët e këtyre kuvendeve komunale trajtohen vetëm si “mekanizëm teknik i votimit” dhe kjo është për të ardhë keq që edhe 16 vite pas lufte nuk është rregulluar në mënyrën e duhur statusi juridik i kësaj kategorie”.
Përderisa deputetët e kuvendit të Kosovës kanë rregulluar mirë pozitën e tyre juridike dhe politike duke paraparë edhe pensione dhe privilegje të ndryshme do të duhej të rishqyrtohej edhe mundësia që edhe pozita e anëtarëve të kuvendeve komunalë të rregullohej afërsisht 50% sikur të drejtat dhe privilegjet e deputetëve të kuvendit të Kosovës.
Ligji i veçantë që rregullon statusin juridik të anëtarëve të kuvendeve komunale do të duhej të ketë parasysh edhe disa çështje dhe privilegje që i gëzojnë deputetët p.sh. anëtarëve të kuvendeve komunale që kanë më tepër se tri mandate në kuvende komunale do të duhej të trajtoheshin dhe të zbatohen normat juridike afërsisht të ngjashme sikur privilegjet e deputetëve.
Pra është koha e fundit edhe pse me vonesë që kjo kategori të trajtohet me ligj të veçantë për anëtarë të kuvendeve komunale sepse kështu si është, është një lloj konflikti i përgjegjësive sepse në njërën anë kuvendi komunal është organi më i lartë në komunë ndërsa në anën tjetër ata trajtohen në të gjithë aspektet në mënyrën më të padinjitetshme.
Pra pozita e anëtarëve të kuvendeve komunale ose duhet të rregullohet me ligj të veçantë ose duhet të shuhet si organ dhe le t`i lehet në kompetencë kryetarëve të komunave që të punojnë me kabinetet e tyre dhe ata të luajnë rolin e një organi më të lartë të komunës ka thënë Arben Mehmeti.
Përderisa anëtarët e kuvendeve komunale trajtohen në këtë mënyrë të padinjitetshme nuk do të duhej të pritet cilësi në këto organe dhe kjo reflektohet edhe në komuna respektivisht në qeverisje.
Dhe për këtë mendoj se anëtarëve të kuvendeve komunale në sistemin aktual të qeverisjes do të duhej të ju lejohet edhe ndonjë punë tjetër të rregullt sepse në të kundërtën do të kemi edhe më shumë degradim të qeverisjes lokale.
Shpresoj që ky opinion që besoj se është i shumicës së anëtarëve të kuvendeve komunale do të ju përcjellët zyrtarëve përgjegjës të asociacionit të komunave të Kosovës që të mos shikojnë vetëm të drejtat,obligimet dhe privilegjet të kryetarëve të komunave por ti mbrojnë edhe interesat e kuvendeve komunale,pasi edhe ashtu edhe financiarisht po kontribuojmë në një formë në funksionimin e asociacionit të komunave të Kosovës në të kundërtën le të ndërrohet emërtimi që asociacioni të quhet asociacion i kryetarëve të komunave të Kosovës.
Në këtë drejtim do të duhej të bëjnë më tepër edhe kryesuesit te kuvendeve komunale të cilëve nuk po ju dëgjohet zëri në mbrojtjen e interesave të anëtarëve të kuvendeve komunale.
Edhe njëherë për fund: 1. Anëtarëve të kuvendit komunal do të duhet patjetër të ju lejohet edhe mbajtja e një vendi të punës dhe 2. Anëtarët e kuvendeve komunale nuk do të duhej të trajtoheshin zi zyrtarë të lartë publik sepse defakto nuk janë të tillë,do të duhej të ndryshoj ligji i parandalimit të konfliktit të interesit dhe kjo kategori të largohet nga kategoria e zyrtarëve të lartë publik dhe pozita e tyre juridike të rregullohet me ligj të veçantë. /rajonipress/


