Haziri: Në Gjilan nuk pati dridhje të tokës?
Gjilan – Kreu i Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se disa media kanë raportuar gabimisht për dridhje toke në Gjilan. Haziri thotë se në Gjilan nuk pati dridhje të tokës.
“Menjëherë kemi konsultuar Institutin Sizmologjik të Kosovës dhe fatmirësisht në këtë pjesë nuk ka pasur dridhje toke. Gjendja është e qetë dhe stabile” ka shkruar Haziri./rajonipress/


