Fundamenti

Te Fenerbahçe, Kemal Ademit nuk i pëlqen të krahasohet me Vedat Muriqin

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Sulmuesi nga Kosova, Kemal Ademi është prezantuar gjatë ditës së sotme te skuadra e Fenerbahçe, aty ku ai u transferua nga Baseli ditë më parë.

Pas largimit të Vedat Muriqit në drejtim të Lazios, klubi nga Stambolli transferoi Ademin, i cili u paraqit sot në një konferencë për shtyp, shkruan
“Zeri.info”.

Ademi premtoi se do ta jap maksimumin për Kosovën, derisa tha se nuk dëshiron të krahasohet me Muriqin.

“Ndihem mirë këtu dhe jam i lumtur që jam pjesë e Fenerbahçes. Nuk kam folur me Vedat Muriqin, por i kam shënuar ndeshjet e tij”, ka thënë fillimisht reprezentuesi i Zvicrës.

Uji Dea

“Ai ka shënuar shumë gola dhe është një futbollist fantastik. Nuk jam tip i njejtë me Vedatin, pasi dallojmë në karakteristika”, tregon më tej Ademi.

“Jam më i shpejtë për gjatësinë time dhe jam sulmues që më pëlqen të luaj me ritëm të shpejtë të lojës. Shpresoj të shënoj sa më shumë gola këtu”, potencoi ai.

Ndryshe, Ademi edicionin e kaluar ishte pjesë e Baselit, ku ai shënoi 15 gola në 43 ndeshje. /Zeri.info

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.