Eko Higjiena

Avdullah Hoti pranon letër nga Donald Trump, kjo është përmbajtja

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka shkruar letër kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Qeverisë që letrën e ka publikuar në Facebook.

Kjo është përmbajtja e letrës:

Shtëpia e Bardhë

Uashington

22 shtator 2020

Shkëlqesisë së tij

Avdullah Hoti

Uji Dea

Kryeministër i Republikës së Kosovës

I dashur z. Kryeministër,

Faleminderit për librin dhe që m’u bashkove mua së fundi në Shtëpinë e Bardhë.

Unë e çmoj dhe e ndaj me ju zotimin tuaj të palëkundur për sigurimin e stabilitetit dhe paqes në Ballkan dhe në botë. Unë pres të vazhdojmë ta forcojmë partneritetin mes vendeve tona dhe ua dërgoj urimet më të mira juve dhe popullit të Kosovës.

Sinqerisht

(nënshkrimi)

Hoti e ka falënderuar presidentin amerikan për përkushtimin për paqe në Ballkanin Perëndimor.

“Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë. Të rrojë gjatë miqësia Kosovë– ShBA”, ka shkruar kryeministri. /GazetaExpress/