Mobi Casa

Limaj, Kurtit: Komunat duhet të trajtohen të barabarta, qytetarët të votojnë pa presione

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, komentoi deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku ky i fundit tha që “qytetarët duhet të mendojnë mirë se kujt ia japin votën në balotazh, sepse nuk do të japim buxhet për ata që nuk dinë të punojnë.”

Limaj e cilësoi këtë deklaratë si një ndërhyrje të papranueshme në procesin zgjedhor.

Limaj theksoi se është e paqartë se si Kurti vlerëson se kush qeveris mirë dhe në çfarë baze mund të bëhen këto vlerësime, duke e cilësuar këtë si një tentativë për të ndikuar në zgjedhje.

Mobi Casa

Ndër tjerash, ai e ftoi Kurtin të përmbahet nga këto deklarata.

“Zoti Kurti, unë dhe të tjerët kemi qenë kritikë të qeverive të kaluara që janë bojkotuar komunat që nuk i kanë takuar partisë që janë në qeveri. Ndërsa, katër vjetët e fundit kjo ka qenë normë e sjelljes. Në të gjitha komunat ku nuk ka qeverisur partia në pushtet, kanë qenë të anashkaluar, kanë bllokuar buxhetet. Kjo e sotit është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor”, tha ai ne Klan.

Ai shtoi se komunat janë pjesë e shtetit dhe nuk duhet të diskriminohen sipas përkatësisë politike. Limaj ftoi qytetarët që të votojnë me bindje të thellë dhe pa ndikimin e presioneve të jashtme, duke kërkuar që të trajtohen të gjitha komunat e Kosovës në mënyrë të barabartë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.