Thaçi: Serbia ende nuk i ka ndryshuar politikat e saj fashiste
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të ministrave serbë, Aleksandar Vulin e Ivica Daçiq të cilët përdorën gjuhë kërcënuese për serbët që i bënë të ditura lokacionet e shqiptarëve të varrosur në territorin e Serbisë.
Thaçi thotë se këto deklarata të tyre janë provë që Serbia edhe nuk ka ndryshuar politikat e saj fashiste, transmeton Zeri.info.
“Deklarata fyese të Daçiqit dhe Vulinit, për viktimat civile të luftës, të vrarë nga regjimi i Millosheviçit, janë provë se Serbia ende nuk i ka ndryshuar politikat e saj fashiste”, tha ai.
Ai theksoi se këto veprime dëmtojnë dialogun dhe përpjekjet për pajtim mes dy vendeve.
“Veprime të tilla dëmtojnë dialogun dhe minojnë përpjekjet tona të përbashkëta për pajtim”, përfundoi ai. /Zëri


