UBT

Komuna e Vitisë nuk ka ndarë mjete për shpronësimin e tokave

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu tha se komuna nuk ka pasur alternativ tjetër për ndarjen e një lokacioni më të përshtatshëm dhe se për këtë vit nuk janë ndarë mjete financiare për shpronësimin e tokave duke bërë me dije se për momentin kjo është zgjidha më e mirë.

Komiteti për Politik dhe Financa i Komunës së Vitisë, sot në mbledhjen e pestë të rregullt, ka miratuar dhe proceduar për kuvend vendimet që kanë të bëjnë me caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të zjarrfikësve, vendimin për hartimin e planit të veprimit lokal në mjedis, vendimin për rishikim e buxhetit komunal për vitin 2016 si dhe Raportin mbi vlerësimin e kushteve për dhënien e pëlqimit për leje të ndërtimit.

Në fillim të këtij takimi, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira i njoftoj anëtarët e këtij komitetit se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka konfirmuar ligjshmërinë e akteve të cilat janë miratuar në seancën e fundit nga Kuvendi Komunal i Vitisë.

Gjatë kësaj mbledhje me theks të veçantë është diskutuar për propozim vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objekti të zjarrfikësve në Viti.

Sipas këtij propozim vendimi ky objekt pritet të ndërtohet në afërsi të stacionit të autobusëve në viti konkretisht në parcelën me nr. 2496-1 në sipërfaqe prej 5009 metra katror.

Hidromorava

Mufail Halabaku, Drejtor i Drejtorisë për Kadastër, Pronësi dhe Gjeodezi bëri me dije se në mungesë të parcelave të tjera komuna e Vitisë e ka parë të arsyeshme që të propozoj këtë parcelë e cila gjendet në afërsi të stacionit të autobusëve në Viti.

Kurse zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu tha se komuna nuk ka pasur alternativ tjetër për ndarjen e një lokacioni më të përshtatshëm dhe se për këtë vit nuk janë ndarë mjete financiare për shpronësimin e tokave duke bërë me dije se për momentin kjo është zgjidha më e mirë.

Ndërkaq Baki Nebiu, anëtar i KPF-së nga Lëvizja Vetëvendosje pasi që kërkoj sqarime shtesë mbi këtë ndarjen e kësaj parcele tha se gjetja e një lokacioni për ndërtimin e objektit të zjarrfikësve është i mirëseardhur.

Ndërkaq edhe anëtarë të tjerë të këtij komiteti e mirëpritën këtë propozim vendim, por disa nga ta dhanë mendimin se është mirë të gjendet një lokacion në përteri të qytetit të Vitisë.

Përndryshe Propozim Vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të zjarrfikësve është votuar me shumicë votash nga anëtarët e këtij komiteti ashtu siç janë votuar edhe të gjitha pikat e parapara për këtë rend dite të cilat do të shkojnë për procedim të mëtutjeshëm në Kuvendin Komunal të Vitisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.