Hidromorava

Nga aksidenti i ndodhur në Miresh të vogël lëndohen 7 pasagjerë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Kosovës, njësitet e trafikut Rajonal, kanë pranuar një informatë se fshatin Miresh i Vogël ka ndodhur një Aksident trafiku. Nga hetimet e para dyshohet se deri te aksidenti të ketë ardhur atëherë kur vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës duke drejtuar veturën VW Jetta me targa 06 duke mos mbajtur distancën e duhur, nga mbrapa godet veturën Audi 80 me targa 02, drejtues po ashtu Shqiptar Shtetas i Kosovës ku me këtë rast shkaktohet aksident trafiku me dëme materiale.

Nga ky aksident lëndime të lehta marrin 7 pasagjerët e të dy veturave të cilët kanë kërkuar ndihmën e parë në Qendrën Emergjente në Gjilan, pas tretmanit mjekësor të gjithë janë liruar në shtëpi.

Mobi Casa

Rasti procedohet në PTH njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/