Hidromorava

Punëtorët të revoltuar për mungesë të 20 pagave ndërprenë punimet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Policia e Kosovës në Kamenicë është njoftuar nga ankuesi Shqiptar shtetas i Kosovës njëherit mbikëqyrës i një ndërmarrje ndërtimore e cila ka fituar tenderin për kryerjen e punëve të mbetura në objektin e ri të Kuvendit Komunal në Kamenicë se aty janë ndërprerë punët për shkak të pengesës nga ana e tre punëtorëve.

Nga hetimet e para të Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes mësohet se tre ish punëtoret-rojet e këtij objekti kanë shkuar aty dhe nuk kanë lejuar që të zhvillohen punime me arsyetimin se firma “ndërtimore” nga Republika e Kroacisë që ka qenë më herët përgjegjëse, dhe e njëjta tani ka falimentuar dhe e ka humbur të drejtën për vazhdimin e punëve, sipas deklaratave të punëtorëve-Rojtar ju ka mbetur atyre borxh mbi 20 paga.

Uji Dea

Edhe për kundër udhëzimeve se rasti i tillë duhet të ndiqet me padi në gjykatë, tre të dyshuarit nuk kanë pranuar ta lëshojnë objektin ku kryheshin punët.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarave të shqiptohet masa e ndaljes në kohëzgjatje prej 48 orëve. Rasti procedohet në Gjykatë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/