Hidromorava

AAK-NISMA ia marrin terrenin VV-së

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Protesta e opozitës së bashkuar AAK- Nisma, e vikendit të kaluar, dhe masiviteti që nuk është pritur, sipas vlerësimit të analistëve politikë, është një tregues që flet se me distancimin e Lëvizjes “Vetëvendosje!” nga fronti i bashkuar opozitar, ky subjekt që përbën shumicën opozitare në Kuvend, është duke e humbur primatin për të qenë partia më e madhe e opozitës. Sipas analistëve, protesta e 14-të majit është një leksion i mirë për Lëvizjen “Vetëvendosje!”, që ta rishohë pozicionin e saj.

Analistët kritikojnë qëndrimin e Lëvizjes “Vetëvendosje!”

“Me këtë protestë, qytetarët e Kosovës dëshmuan që nuk e duan këtë qeverisje, por nuk duan as që ‘Vetëvendosje!’ të qeverisë e vetme. Ata në radhë të parë e dënuan ‘Vetëvendosje!’-n për qëndrimin e saj kapricioz”, tha analisti politik Nexhmedin Spahiu për “Kosova Sot”

Protesta e opozitës së bashkuar AAK- Nisma, e vikendit të kaluar, dhe masiviteti që nuk është pritur, sipas vlerësimit të analistëve politikë, është një tregues që flet se me distancimin e Lëvizjes “Vetëvendosje!” nga fronti i bashkuar opozitar, ky subjekt që përbën shumicën opozitare në Kuvend, është duke e humbur primatin për të qenë partia më e madhe e opozitës. Sipas analistëve, protesta e 14-të majit është një leksion i mirë për Lëvizjen “Vetëvendosje!”, që ta rishohë pozicionin e saj.

Fundamenti

“Protesta e 14-të majit tregoi se populli i Kosovës do mirëkuptimin dhe bashkëpunimin mes forcave politike, e do demokracinë dhe jo autokracinë. Ishte fitore e madhe për AAK-në e NISMË-n, e debakël për ‘Vetëvendosje!’-n. VV-ja duhet t’i rishikojë edhe një herë pozicionet e veta, të ulë pazarin dhe t’i bashkohet opozitës së bashkuar, AAK- NISMA, ndryshe do të humbasë lojën politike. Me këtë protestë qytetarët e Kosovës dëshmuan që nuk e duan këtë qeverisje, por nuk duan as që ‘Vetëvendosje!’ të qeverisë e vetme. Ata në radhë të parë e dënuan ‘Vetëvendosje!’-n për qëndrimin e saj kapricioz,”, tha analisti politik Nexhmedin Spahiu për “Kosova Sot”.

VV-ja të bëhet konstruktive Magjistri i shkencave politike

Ali Hertica thotë se demonstrimi i së shtunës tregoi qartë se opozita e bashkuar është një fuqi që mund të rikthejë atë që po e kërkon sovrani dhe elektorati pa dallime në përkatësi politike. “Opozita e bashkuar tregoi se ka fuqi të marrë hapa drejt radikalizmit dhe rrëzimit të Qeverisë së dështuar në të gjitha segmentet e shtetndërtimit, e që sot po shkon drejt një kolapsi të detyruar nga kriminelët dhe banditët që po shpërlajnë para dhe po e zhvatin pasurinë e kësaj shoqërie”, ka thënë ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.