ARKATANA

Tahiri: Byroja s’duhet të bëhet instrument partiak

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka ngritur shqetësime serioze gjatë mbledhjes së Komisionit për Legjislacion lidhur me projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Gjatë diskutimit, Tahiri theksoi tri çështje kryesore që, sipas tij, bien ndesh me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe standardet ligjore në fuqi.

Së pari, ai vuri në dukje se projektligji nuk i është nënshtruar konsultimit publik, një obligim i qartë që buron nga Rregullorja e Punës së Qeverisë, konkretisht neni 49.

Sipas tij, kjo përbën shkelje procedurale dhe cenon transparencën në hartimin e ligjeve.

Së dyti, Tahiri kritikoi faktin që Byrosë dhe Drejtorit të saj u jepet e drejta që procedurat e verifikimit t’i rregullojnë përmes akteve nënligjore.

HW

Ai theksoi se kjo është në kundërshtim me aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, pasi çështje të tilla duhet të përcaktohen drejtpërdrejt në ligj dhe jo të delegohen, transmeton Klankosova.tv.

Së treti, ai ngriti shqetësimin për parashikimin e retroaktivitetit në projektligj, duke theksuar se kjo bie ndesh me disa ligje aktuale dhe cenon sigurinë juridike.

Në përmbyllje, Tahiri theksoi se ky projektligj nuk duhet të krijojë një strukturë paralele institucionale apo një “tigër prej letre”, por një institucion funksional që i shërben drejtësisë.

“Sot është një parti në pushtet, nesër mund të jetë një tjetër; prandaj institucionet duhet të jenë në shërbim të shtetit dhe qytetarëve, jo të subjekteve politike”, u shpreh ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.