SC Gjilani shkruan historinë e saj, mposht Tre Pennen e San Marinos
SC Gjilani ka shkruar historinë e saj në stadiumin “Stadio Olimpico di Serrvalle”në San Marino duke mposhtur skuadrën e Tre Penne me rezultat 1-3.
Futbollistët nga San Marino ishin të parët që kaluan në epërsi në minutën e 16-të Nicola Gai ishte realizator.
Në minutën e 24-të, Darko Nikaq me kokë pas harkimit të Prognit barazon 1-1.
Vendasit nga minuta e 42-të, ishin me një futbollist më pak Luca Sorrentino largohet pas dy kartonave të verdh.
Në minutën e 64-të, Fiton Hajdari me mjeshtri sjell “bardhekuqët” në epërsi në 1-2.
Golin e nokautit të kësaj ndeshje jo të barabartë në minutën e 68-të, e shënon Hila.
“Bardhekuqët” me 27 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”, sfidojnë skuadrën e famshme nga Qipro, Apoel Nicosia./rajonipress/


