SC Gjilani rezulton negativ me COVID-19
Skuadra “bardhekuqë” e Gjilanit dje i ka kryer testet për COVID-19, ndërsa sot në orët e hershme të mëngjesit është konfirmuar se të gjithë futbollistët kanë rezultuar negativ.
Me këto rezultate tejet të mira futbollistët e Gjilanit kanë marrë të drejtën për të zhvilluar ndeshjen me Tre Penne.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Stadio Olimpico di Serevalle” në San Marino, duke filluar në ora 20;00.
Ndërsa për të gjithë dashamirët e futbollit, RTK konfirmon se do të ketë transmetim të këtij rundit paraeliminatorë.
Me këtë ndeshje SC Gjilan kërkon ta shkruajnë historinë në garat evropiane./rajonipress/


