Futbollisti nga Shkodra Gilman Lika afër me SC Gjilanin
Mesfushori nga Shkodra Gilman Lika është shumë pranë që ta veshë fanelën “kuq e bardh” të Gjilanit. 33 vjeqari i cili së fundi ka mbrojtur ngjyrat e Vllaznisë së Shkodrës është një mesfushor mjaft atraktiv.
Lika në kampionatin e fundit me Vllaznin e Shkodrës ka pasur 34 paraqitje duke shënuar
10 gola dhe 5 asistime.
Mesfushori shkodran karrierën e ka zhvilluar në Tiranë, Flamurtarin e Vlorës, Al Faisaly, Skëndërbeu, Diyarbakirspor, Bolluspor e Hacettepe.
Mesfushori Lika pritet që në ditët e ardhshme të arrijë marrëveshje me SC Gjilanin.

