Anulohet ndeshja Drita-Linfield
Është anuluar dueli final i fazës paraeleminatore të Ligës së Kampionëve ndërmjet Dritës dhe Linfield.
Arsyeja e këtij vendimi ka qenë paraqitja e Hamdi Namanit me “COVID-19” dhe tashmë i gjithë ekipi është karantinuar.
UEFA ka marrë rekomandime nga autoritetet zviceriane në Nyon për ta karantinuar gjithë ekipin e Dritës dhe në këtë mënyrë do të jetë e pamundur të zhvillohet ndeshja ne ditën e sotme./rajonipress/


