Eko Higjiena

Mbi 3 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë është 7.137 raste nga 34.316 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Sipas shifrave të Institutit të Shëndetësisë Publike numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 3.874 raste, kurse i rasteve aktive është 3.086.

Uji Dea

Në vendin tonë janë regjistruar 177 raste të vdekjeve të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

IKSHPK-ja u ka bërë thirrje edhe një herë qytetarëve për zbatimin e rekomandimeve të saj siç janë: bartja e maskave, mbajtja e higjienës dhe maskave.