Fundamenti

Quni: LDK-ja përmbahet nga situatat që mund të gjenerojnë incidente

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Anton Quni është deklaruar para mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie duke thënë se përmbahen nga situatat që mund të gjenerojnë incidente, raporton Ekonomia Online.

“Me siguri nga kryetari do të njoftohemi me situatën aktuale. Do të këmbejmë mendimet, vlerësimet tona. Do të japim këshilla, ide, propozime. Do të dëgjojmë njëri-tjetrin me vëmendje. Në lidhje me pjesëmarrjen në Kuvend, do të thotë, Lidhja Demokratike e Kosovës përmbahet nga situatat ku mund të gjenerohen incidentet, problemet e tjera. Ne bëjmë thirrje të jemi sa më të qetë edhe me arsyshmëri, me racionalitet, duke dëgjuar njëri-tjetrin, t’i zgjidhim të gjitha problemet”, tha Quni.

I pyetur se a ka pasur së fundmi takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Quni tha se për këtë çështje është deklaruar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Fundamenti

“Është deklaruar kryetari në lidhje me bisedën e fundit që e ka pasur me zotin Kurti, e cila nuk ka pasur ndonjë epilog pozitiv, nuk vrehen shenjat e materializimit të ndonjë marrëveshje, kështu që ne do t’i shqyrtojmë ë hapat e mëtejmë”, tha ai.

Ndërkaq për thirrjen e seancës konstituive dhe bashkëpunimit me partitë tjera të opozitës, Quni tha se duhet që sa më parë të krijohen institucionet.

“Po, po, natyrisht që do të duhej një seancë konstituive të mbahet sa më shpejt.Me tërë spektrin politik ne jemi të interesuar që të bashkëpunojmë që sa më shpejt të zyrtarizohen, të ngriten institucionet e Republikës së Kosovës”, tha Quni.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.