Ronela Hajati zublon datën e publikimit të këngës së re
Ronela Hajati njofton se kënga për 100 vjetorin e krijimit të klubit të Tiranës do lansohet shpejt.
Javën e kaluar këngëtarja kishte njoftuar fanat e saj se do jetë pjesë e një projekti i cili është punuar për 100 vjetorin e KF Tirans, shkruan lajmi.net.
Tani këngëtarja shumë e pëlqyer në trojet shqiptare bën të ditur se kënga do të lansohet më datë 28 korrik të martën që vjen.
Ajo në postimin e bërë ndau edhe një pjesë të këngës dhe klipit, dhe projekti duket shumë premtues. /Lajmi.net/


