Mërgimtarit i humb kuleta, oficerët policor e gjejnë në rrugë dhe ia kthejnë
Viti – Oficerët Patrullues të Policisë së Kosovës nga stacioni Policor i Vitisë derisa ishin në patrullim rutinë, në rrugën “28 Nëntori”, në Viti gjetën një portofol në të cilin kishte një shumë të konsideruar të hollash dhe dokumentet personale të një qytetari të Komunës së Vitisë.
Dokumentet duke përfshi letërnjoftimin (RKS), letërnjoftim të lëshuar nga Gjermania, kartë banke ( D) si dhe të holla në vlerë prej 1150 eurove. Dokumentacioni ka qenë në emrin e një qytetarit Shqiptar Shtetas i Kosovës (1964) me vendbanim në fshatin Smirë Komuna Viti me qëndrim të përkohshëm në Shtetin e Gjermanisë.
Është gjet një numër kontaktues i këtij personi i njëjti është ftuar ne Stacionin policor të Vitisë ku pasi ka identifikuar se portofoli i takon atij, të njëjtit ju është kthyer portofoli ashtu siç është gjetur.
Pronari i portofolit shpreh falënderimin dhe ndjehet krenar me Policinë e Kosovës ka thënë Ismet Hashani zëdhënës i policisë./rajonipress/


