ARKATANA

Ylli i Kosovës punonte në McDonald’s para se të bëhej futbollist

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ylli i Kosovës, Benjamin Kololli, ka thënë se karriera e tij në futboll nuk u ngjason shumë karrierave të futbollistëve të tjerë, pasi që ka bërë të ditur se ai kishte ndërruar punë qysh nga mosha 17-vjeçare duke provuar përvoja të tjera.

28-vjeçari kosovar ka luajtur në 23 ndeshje të këtij sezoni për klubin zviceran, së fundi edhe duke shënuar gol, transmeton Gazeta Express.

Ai ka qenë mbresëlënës edhe në ndeshjet e tij të zhvilluara për Kosovën. Por, tani ka zbuluar se ai s’kishte qenë gjithmonë i përkushtuar ndaj karrierës së tij si futbollist.

ARKATANA

“Kam bërë shumë gjëra, karriera ime nuk është tipike për një futbollist. Për shembull, në moshën 17-vjeçare i ndërpreva stërvitjet në futboll dhe nisa stërvitjet në kikboks. Kur u mbylli klubi i kikboksit, unë iu ktheva futbollit”, ka thënë Kolloli,në intervistën për gazetën zivecrane NCC.

“Unë punova edhe në garderobën e një klubi nate dhe në kuzhinën e një McDonald’s. Pastaj e fillova praktikën diku, por pas tre muajve u detyrova ta lë punën për shkak të probleme me shefen, e pastaj e kompletova praktikën time në zyrat e FC Sion”.

“Kisha probleme me shefen pasi që ajo ndiente se unë s’e pranoja autoritetin e saj. Megjithatë, unë gjithmonë kam pasur respekt për të”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.