Fatos Beqiraj largohet nga Izraeli, sot nënshkruan me klubin e madh boshnjak
Fatos Beqiraj pritet ta vazhdojë karrierën në kampionatin elitar boshnjak.
Sulmuesi nga Kosova mund të transferohet te klubi i madh boshnjak, Sarajeva, shkruan “Zeri.info”.
Sipas “Vijesti.me”, Beqiraj do të nënshkruajë sot me kampionin e Bosnjë e Hercegovinës.
32-vjeçari, që përfaqëson Malin e Zi, së fundmi ka luajtur te skuadra izraelite Maccabi Netanya.
Në nivel ndërkombëtar ai e përfaqëson Malin e Zi, Përfaqësuese me të cilën ka 69 paraqitje.
Ndryshe, karrierën e tij si futbollist Beqiraj e ka nisur te Besa e Pejës. /Zeri.info


