Mobi Casa

Anëtari i ri i Ligës së Parë, Kika brenda disa ditësh fillon përgatitjet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Anëtari i ri i Ligës së Parë, Kika nga Hogoshti, e cila në Ligën e dytë ishte e pa konkurrencë, në fillim të javës së ardhshme fillon përgatitjet për Kampionatin e ri futbollistik.

Skuadra “bardhekaltër” nga Hogoshti, duke e ditur konkurrencën dhe aspiratat që i ka në Ligën e Parë për pak ditë do të fillon ti mbush “akumulatorët” për stinorin e ri.

Përgatitjet fillimisht do të mbahen në Hogosht dhe në Gjilan.

Një sukses i madh i skuadrës së Kikës lidhet ngushtë me trajnerin tani të dëshmuar Shefket Sermaxhaj, i cili skuadrën nga Hogoshti e mori në momentin më kritik të saj.
“I kisha uruar të gjithë ata që na ndihmuan dhe kontribuuan për të mirën e skuadrës, pa ndihmën e tyre ne asgjë nuk kishim mundur të bënim, kemi bërë një punë profesionale dhe besimi ka qenë i ndërsjellë, ndërsa një falënderim i veçantë për rikthimin e Kikës në Ligën e Parë i shkon kryetarit Naim Biqkaj, i cili nuk kurseu asgjë për të mirën e klubit dhe tifozëve “Luanët” të cilët na kanë përkrahur pa rezervë duke dhënë kontribut të madh për ndeshjet tona”, ka bërë të ditur trajneri Sërmaxhaj.

United Hospital

Sermaxhaj ka njoftuar edhe përforcimet që i ka bërë gjerë më tani skuadra e Kikës.
“Kemi arritur t`i rikthejmë tre futbollist mjaft kualitativë nga skuadra e Dardanës pas një viti, ata janë: Kushtrim Rexhepi sulmues, Dardan Dërmakun sulmues dhe portierin Dorant Ahmetaj, për disa ditë do të ketë edhe disa përforcime ku mendojmë se kemi nevojë për skuadrën”.

Trajneri Sermaxhaj, ka bërë të ditur se përgatitjet për kampionatin e ri do të zhvillohen sipas planprogramit të cilin e ka përgatitur me bashkëpunëtorë.
“Fazën e parë e të dytë do ta zhvillojmë në Hogosht e Gjilan, ndërsa fazën e fundit shpresojmë se do të jemi në ndonjë vend bregdetar”.

Skuadra e Kikës është e njohur për talentët të cilët dalin nga ky klub, ndërsa fshati Hogosht është i dashuruar në klubin e zemrës së tyre Kika./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.