Për vjedhje të rëndë arrestohet një gjilanas
Gjilan – Një vjedhje e rëndë e kryer në rrugën “15 Qershori”, në Gjilan më 24.03.2016 ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit i cili është dërguar menjëherë në mbajtje.
Raportohet se pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar.
Lidhur me rastin është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit me ç’rast është gjetur dhe është konfiskuar një telefon Samsung që dyshohet të jetë i vjedhur dhe disa pajisje elektronike.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


