ARKATANA

Hysaj: “I besoj Gattusos dhe ndihem si në shtëpi te Napoli, por në futboll nuk i dihet”

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Dëshira e parë është që të qëndrojë në Napoli, por nëse nuk i plotësohen dëshirat, nëse nuk merr minutat e duhur – natyrisht se do të largohet.

Elsied Hysaj, mbrojtësi shqiptar i Napolit, foli për mikrofonat e “Sky Sport”, përpara ndeshjes me Milanin, e cila u mbyllë mbrëmë 2-2.

Kur dukej se po largohej nga blutë e Serie A, si rezultat i mosaktivizimit nga Carlo Ancelotti, shkodrani kuqezi e ka rigjetur veten nën urdhëratë e Gattuso, edhe pse jo gjithmonë është titullar.

Tashmë Hysaj thotë se ndihet si në shtëpi te Napoli, ndjen besimin e Gattuso dhe ka shumë respekt për trajnerin kalabrian, por la të hapura kartat për një largim, duke thënë se “në futboll nuk i dihet”.

KKVITI

Këto janë fjalët e tij: “Ne po kalojmë një periudhë të mirë, shpresojmë ta mbajmë këtë ritëm deri në fund”.

“Gattuso? Ai i përjeton ndeshjet më shumë se ne. Karakterin e tij është munduar ta përcjellë te të gjithë ne”.

“E ardhmja ime? Kam besimin e Gattuso, këtu jam në shtëpi, si për jetën dhe futbollin. Megjithatë, në futboll nuk e dimë kurrë se çfarë mund të ndodhë”.

Hysaj është pjesë e Napolit që nga viti 2015. Ai ka bërë 192 paraqitje, por nuk ka shënuar asnjë gol. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.