Ndalohen kontrabanduesit, policia ua konfiskon mallin
Gjilan – Njësiti policor gjatë kontrollit afër brezit kufitar ka ndaluar veturën Kombi Fiat Ducato, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar, që shoqërohej në automjet edhe me dy të dyshuar tjerë meshkuj shqiptarë.
Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur mall i dyshuar pa dokumentacion përkatës. Vetura së bashku me mallin u dërgohet autoriteteve doganore për procedim të mëtutjeshëm ndërsa me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./rajonipress/


