United Hospital

Shehu: Rama do t’ia zbehë sovranitetin Kosovës përpara botës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas aktakuzës së publikuar nga zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për Thaçin dhe Veselin, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e cilësoi si baltosje ndaj Shqipërisë.

Pikërisht deklaratat e tij në Kuvend 1 ditë pas aktakuzës, ish-ministri i Shëndetësisë i Shqipërisë, Tritan Shehu, i konsideroi të dëmshme dhe një përpjekje e Ramës për t’u bërë lider suprem.

Në televizionin “Ora News”, ish-ministri i Shëndetësisë u shpreh se Rama mund të zhvillojë një takim me liderët politik të Kosovës në fillim të korrikut.

ARKATANA

Sipas tij, me këtë takim do të humbiste sovraniteti i Kosovës duke i dhënë përshtypjen se është kukull e Tiranës.

“Demagogjike. Krejtësisht e dëmshme. Një tendencë e liderit suprem. Rama është bashkëtellall i shkëmbimit të territoreve sepse autor është Vuçiqi. E së bashku me Thaçin është edhe Rama. Është tellall i një projekti tjetër të Vuçiqit për minishengenin ballkanik, apo Jugosllavinë e re. Duke kërkuar të fitojë kapital politik të tij, bashkëqenia me të tilla projekte ka qenë në kundërshtim të madh jo vetëm me interesin e Kosovës por dhe me ato të rajonit. Minishengeni ballkanik e fut rajonin në një situatë të rrezikshme. Në këto momente kërkon të shkojë në Kosovë, më thanë në ditët e para të korrikut dhe do të mbledhë liderët e Kosovës”, deklaroi Shehu.

“Do të ishte një mesazh i rrezikshëm e cila nuk ka të bëjë me bashkëpunimin por me insistimin për të marrë role paternaliste. Nuk ka gjë më të rrezikshme për Kosovën se sa t’i zbehësh sovranitetin përpara botës. Do të japësh përshtypjen se Kosova është një kukull që komandohet nga Tirana. Kjo do ishte dëmi më i madh që do t’i bëhej Kosovës. Nëse do të bashkëpunonim dhe duke iu qëndruar pranë Kosovës, do ta forcojë pozicionin e saj. Por ne fatkeqësisht i kemi dhënë rolin lider Vuçiqit, janë programet e tij që më pas përmenden në shqip nga Thaçi dhe Rama. Programe antishqiptare totalisht”, u shpreh ish-ministri i Shëndetësisë në Shqipëri, Edi Rama.