ARKATANA

Tri klube franceze e duan Zhegrovën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

E ardhmja e futbollistit kosovar të Genkun mund të jetë e lidhur me Ligue 1, ku e duan Olympique Marseille, Lille dhe Nantes. Talentin kosovar e pëlqejnë edhe klubet angleze, Chelsea e Wolverhamptoni

E ardhmja e Edon Zhegrovës mund të jetë e lidhur me futbollin francez, shkruan Gazeta Express.

Ylli kosovar aktualisht është i huazuar në Basel, por klubi zviceran nuk duket i interesuar për ta mbajtur atë më gjatë në ekip.

Për këtë, përfaqësuesi kosovar do të rikthehet gjatë verës përkohësisht në Genk.

E mediat franceze shkruajnë se 21 vjeçari mund të përfundojë në Ligue 1.

Futbollistin e krahut e pëlqejnë tri klube franceze.

United Hospital

Bëhet fjalë për Marseillen, Lillen dhe Nantesin.

E në Angli, mesfushorin ofanziv e pëlqejnë Chelsea dhe Wolverhamptoni.

Në Itali, për futbollistin e Genkut informata ka kërkuar Lazio.

Mirëpo, deri tash nuk ka arritur asnjë ofertë zyrtare për futbollistin prishtinas.

Menaxheri i tij, Marc Van Osselaer javë më parë thoshte se Franca do të ishte një destinacion ideal për Zhegrovën pasi aty do të mund të zhvillohej dhe do të bënte përvojë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.