“Skifterat” kërkojnë angazhim më tepër nga lojtarët e Gjilanit
Edhe pse në pandemi tifozët e Gjilanit gjejnë mënyra për ta përcjellur dhe përkrahur skuadrën e tyre të zemrës.
Në rrjetin social “Facebook” kanë bërë të ditur:
“SC Gjilani 1:1 Trepça’89
Skifterat sot të pranishëm në ndeshjen e klubit tonë të zemrës gjatë së cilës nuk u
arkëtuan pikët e plota, shumë të nevojshme për të vazhduar garën për kreun e tabelës dhe
e cila kërkon reflektim të gjithanshëm në klubin tonë që në ndeshjet tjera të mos
lëshojmë fitoret, fati i të cilave është në duartë tona!
Duam të shohim klasin dhe angazhimin e emrave që bartni në fanella, sepse ju e tejkaloni
atë që shfaqët sot në fushë, vazhdojmë përpara më fort”


