Gentian Mezani nga karantina porosit Gjilani po dëmtohet me të madhe
Gjilan – Gjashtë futbollist dhe trajneri Gentian Mezani të SC Gjilanit gjenden në karantinë në Qendrën e Studentve në Prishtinë.
Ministria e Shëndetësisë sot ka dhënë dritën jeshile se klubet futbollistike munden të fillojnë të stërvisin në grupe Për trajnerin nga Vlora e Shqipërisë Gentian Mezani ky është një lajm i mirë për futbollin e Kosovës.
“Për të gjitha klubet e Kosovës ky vendim është i mirë pasi që kemi edhe 11 javë dhe tri ndeshje për Kupë për tu zhvilluar klubet kanë bërë investime të mëdha dhe të mos zhvillohet komplet faza e tretë kjo ishte e pakuptimtë” shprehet për Rajonipress Mezani.
Me gjithë pritjet dhe stërvitjet e dirigjuara të futbollistëve në shtëpitë e tyre gjysma e skuadrës së Gjilanit gjendet në karantin dhe për trajnerin Mezani kjo
është shqetësuese.
“Po është shumë e vërtet që po dëmtohemi shumë sepse këtu në karantinë jemi gjysma e skuadrës dhe nuk kurrfarë kushtesh as për stërvitje e as për qëndrim në këtë vend kjo ndikon shumë në gjendjen psikologjike të futbollistëve ndërsa skuadrat tjera fillojnë stërvitjet ne qëndrojmë në karantin në gjendje shumë të vështir psikologjike
dhe kjo është totalisht e pa drejt por shpresoj se organet kompetente do të na lirojnë sa më parë pasi që nuk kan kurrfarë arsye për të na mbajtur në karantinë” thekson trajneri vlonjat Gentian Mezani. /rajonipress/


