Arsenal vazhdon kontaktet me Ismet Lushakun
Ismet Lushaku vazhdon të jetë dëshira primare e Arsenal.
Një marrëveshje mes Arsenal dhe Ismet Lushakut ishte shumë afër, por kriza e koronavirusit bëri që ajo marrëveshje të mos arrihej.
Anëtari I Eskilstuna ishte ftuar për stërvitje me Arsenal U23, para se Arteta të infektohej me Covid-19, transmeton lajmi.net.Por, ‘The Sun’ raporton se Arsenal janë akoma në kontakte me talentin e Kosovës, edhe pse gjithçka ‘u thye’ përkohësisht.
19 vjeçari ka shkëlqyer me skuadrën e tij, por pati paraqitje të mirë edhe me fanellën e Kosovës.Arritja e marrëveshjes me Arsenal do të ishte një hap i madh në karrierën e kosovarit. /Lajmi.net/


