Eko Higjiena

Edhe Veseli thotë se liberalizimi i vizave është vetëm çështje orësh

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se liberalizimi i vizave është vetëm çështje orësh.

Këto komente Veseli i dha gjatë ceremonisë së vënies së gurëthemelit të kopshtit për fëmijë “Nina”, në Mitrovicë, ku pjesëmarrës ishte edhe i pari i vendit në fjalë Agim Bahtiri, njofton Klan Kosova.

Veseli, gjithashtu, falënderoi Kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin si dhe menaxheren e këtij kopshti, Agnesa Shipoli-Nika për punën e tyre të bërë deri tani.

ARKATANA

Kopshti “Nina” ka kapacitet t’i mbajë 170 deri në 200 fëmijë, ndërkaq Kryetari Bahtiri, theksoi se nuk do të ndalet me kaq pasi që aktivitetet e tij do të vazhdojnë edhe më tutje.

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pati bërë një deklarim një ditë më parë për çështjen e liberalizimit të vizave, duke thënë që diçka e tillë është vetëm çështje orësh.