United Hospital

Rohde: Kosova duhet të tregojë seriozitet për detyrimet në dialog, të nisë zbatimin e Asociacionit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili është në ditët e fundit të mandatit të tij, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përmbushin obligimet e tyre që kanë dalë nga marrëveshjet e arritura në kuadër të Dialogut.

Në një intervistë për KO, Rohde ka thënë se Kosova duhet të tregojë seriozitet për zbatimin e detyrimeve që dalin nga Dialogu, duke përmendur nisjen e zbatimit të Asociaconit të Komunave me Shumicë Serbe, trasnmeton Express.

ARKATANA

“Siç e thashë, është në interes të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare, institucioneve të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve në Kosovë që dialogu të përparojë me shpejtësi dhe që rruga drejt pranimit në BE të hapet. Megjithatë, secila palë në dialog duhet të bëjë pjesën e saj dhe të përmbushë detyrimet e saj. Kosova është kryesisht e detyruar të krijojë një Kuvend dhe të formojë një qeveri të re. Qytetarët e Kosovës kanë pritur për më shumë se gjysmë viti që dikush t’i përfaqësojë ata, dhe vendi po humbet ngadalë gjithnjë e më shumë mbështetje financiare dhe politike sa më gjatë që i mungon përfaqësimi demokratik i qytetarëve të saj. Më lejoni të përsëris, Gjermania dhe BE-ja janë të gatshme dhe të vullnetshme të ndihmojnë, por Kosova së pari duhet të tregojë se e merr seriozisht dialogun dhe detyrimet e saj drejt normalizimit, siç është fillimi i zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, ka deklaruar Rohde./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.