Fundamenti

Në Viti arrestime të personave që nuk e respektuan vendimin e Qeverisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Në rrugën “Jeton e Naser Rama”, në Viti, është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë takuar në rrugë, të cilët nuk i kanë respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Edhe në rrugën “Jeton e Naser Rama”, Viti, është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë takuar në rrugë, të cilët nuk i kanë respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq policia ka dërguar ftesa për tu paraqitur në polici disa personave të cilët nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë.

Hidromorava

Në fshatin Stubell, në Viti, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në fshatin Stubell, të Vitisë, i është dërguar ftesë për tu paraqitur në stacionin policor të dyshuarit mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Rasti është duke u hetuar.

Ftesa të ngjashme policia u ka dërguar edhe gjashtë personave të tjerë nga Stublla e Vitisë./rajonipress/