FIDANISHTJA

Urimi i Naim Aliut për Ramazanin 2020

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Sonte është natë e madhe, nata e Ramazanit që edhe praktikisht besimtarët musliman nisin fillimin e muajit të madhëruar të Ramazanit. Kam nderin dhe privilegjin e madh që në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan të uroj dhe përhajroj të gjithë besimtarët me ardhjen e muajit të Ramazanit, duke e lutur Zotin fuqiplotë që ky muaji i bekuar të sjellë në mesin tonë qetësinë e rehatinë e duhur shpirtërore për ta kryer agjërimin me devotshmëri më të lartë thuhet në urimin e kreut të BIK-ut në Gjilan.

Urimi i Naim Aliut

Me emrin e Allahut Meshiruesit, Meshireberesit, Mëshirëplotit.
Lavdi e falënderimi i takon Zotit fuqiplotë, Atë e madhërojmë dhe vetëm Atij i përgjërohemi për falje e pendi, Salavatet e selamet tona qofshin për më të mirin e njerëzimit, Muhamed Mustafanë, familjen e tij të pastër shokët e tij Besnik dhe mbi gjithë pasuesit e rrugës së tijë të drejtë.

Të dashur besimtarë
Qytetarë të nderuar të Gjilanit
Ju vëllezër e motra
Sonte është natë e madhe, nata e Ramazanit që edhe praktikisht besimtarët musliman nisin fillimin e muajit të madhëruar të Ramazanit. Kam nderin dhe privilegjin e madh që në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan të uroj dhe përhajroj të gjithë besimtarët me ardhjen e muajit të Ramazanit, duke e lutur Zotin fuqiplotë që ky muaji i bekuar të sjellë në mesin tonë qetësinë e rehatinë e duhur shpirtërore për ta kryer agjërimin me devotshmëri më të lartë.

Muaji i ramazanit është muaji i mirësive të shumta ibadetit e mëshirës , është muaj i solidaritetit e ndihmës e mbi të gjitha është muaji i Kuranit.
Allahu i Lartësuar thotë:
E Kush e përjeton prej jush këtë muaj, le ta agjërojë

Të dashur besimtarë
Ne si besimtarë që jemi besojmë thellë, dhe njohim Kaderin e Zotit dhe jemi të përgatitur shpirtërisht që të përballemi me këtë fatkeqësi, me ndjesi maksimale por edhe me qetësin e duhur, pa frikë, pa ankth, pa stres.

Eco Higjiena

Mbështetja në Zotin largon frigën, ofron siguri e optimizëm për besimtarët. Për dallim nga e kaluara, këtë Ramazan po e presim në kushte jo normale për shkak të pandemisë globale ndaj të cilës nuk ka qenë imune as vendi ynë, porse ne si besimtarë myslimanë që jemi, të mbështetur në besimin e thellë në Zotin, me durim, disiplinë e solidaritet me njëri tjetrin jemi të bindur se edhe këtë sfidë do e tejkalojmë me sukses, sikur edhe shumë sfida e vështirësi të mëdha gjatë historisë tonë kombëtare.

Masat e ndërmarra për pezullimin e faljes kolektive me xhemat nëpër xhamitë tona nuk kanë qenë fare të lehta për ne, mirëpo ne kemi treguar e dëshmuar qytetari të lartë me përmbajtjen dhe disiplinimin tonë karshi vendimeve të organeve kompetente shtetërore por edhe fetare, gjithnjë duke pasur në hatër shëndetin tonë dhe mbrojtjen e popullatës tonë nga kjo pandemi.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan gjatë kësaj periudhe të vështirë për vendin tonë sikur edhe gjithherë ka qenë e angazhuar maksimalisht të ndihmoj institucionet e vendit në këtë kohë krize, dhe t`i dalë në ndihmë të gjithë nevojtarëve e skamnorëve në komunën tonë, dhe kështu do vazhdojmë edhe në të ardhmen ngase këtë e kemi obligim njerëzor, fetar e moral.

Me këtë rast ftoj të gjithë besimtarët tanë që gjatë këtij muaji të bekuar të ramazanit të jenë më solidarë, më të afërt dhe më të vëmendshëm ndaj atyre që kanë vështirësi socio ekonomike.

Në fund Lusim Allahun e madhërishëm qe ky muaj i bekuar i Ramazanit të sjellë begati e bereqet në mesin tonë ,në familjet tona dhe mbi vendin tonë.
Edhe njëherë urime e me hajr na qoftë Ramazani