Automjeti aksidentohet me motoçiklistin, ky i fundit përfundon në spital
Gjilan – Në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshirë kanë qenë një automjet civil me targa vendore dhe drejtues mashkull kosovar si dhe një motoçikletë pa targa me drejtues mashkull kosovar.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i motoçikletës si dhe pasagjeri i tij mashkull kosovar.
Të lënduarit pas tretmanit mjekësor, drejtuesi i motoçikletës vazhdon të qëndrojë në spital për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa pasagjeri është liruar nga tretmani mjekësor. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


