Rozana Radi zbulon planet për martesë
Këngëtarja ka folur për jetën private.
Rozana Radi ishte e ftuar në emisionin ‘Jo vetëm modë’ ku biseduan përmes një lidhje drejtpërdrejtë përmes Skype-t.
Ndër temat e biseduara në këtë intervistë ishte edhe jeta private e këngëtares, e cila shpalos planin e saj martesor.
Ajo thotë se martesa nuk është në planet e ardhshme të saj, pra një gjë të tillë nuk e sheh se mund të ndodh në një afat të shkurtër kohor.
“Jam në një moshë jo relativisht, as e madhe as e vogël. Megjithatë dasmën nuk e shoh në një nga projektet e mia të ardhshme, domethënë. Nuk e shoh afër, edhe pse kam një dyqan. Për mendimin tim mendoj që dasma është një dëshirë personale e çdo individi. Një vajzë ka dëshirë ta bëjë, një vajzë nuk ka dëshirë ta bëjë”, tha këngëtarja.


