Arta Bajrami realizon fotosesion të ri, shfaqet në top-formë
Arta është rikthyer me set fotografik gjatë këtyre ditëve të izolimit.
Arta Bajrami në këtë periudhë pandemie, është shumë aktive në rrjete sociale, ku po sjell vazhdimisht imazhe të reja, shkruan lajmi.net.
Së fundi, ajo realizoi fotosesion të ri, ndërsa ndau me ndjekësit disa imazhe nga ai set, ku vjen tejet atraktive.
E veshur me kostum plot shkëlqim, Arta vuri në pah linjat trupore, ndërsa pranoi vetëm komente pozitive nga ana e ndjekësve.
Për ndryshe, “Sonte po bëj qejf”, mban titullin projekti i fundit muzikor nga Arta Bajrami, të cilin e publikoi në dhjetor të 2019-ës. /Lajmi.net/


