UBT

“Më kanë thirrur edhe në Shtëpinë e Bardhë” – Shqiptarja që përfaqësoi SHBA në Miss Globe

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Në një intervistë emocionuese në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Samantha Shkreli, vajza me origjinë nga Shkodra, rrëfeu eksperiencën e saj të jashtëzakonshme si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kompeticionin ndërkombëtar Miss Globe.

“Ka qenë diçka historike sepse kam qenë e para vajzë shqiptare që përfaqëson Amerikën në kompeticione për Miss,” tha Samantha, duke treguar krenarinë dhe emocionin që i shkaktoi ky moment.

Samantha u zgjodh nga organizata Miss Globe USA për shkak të angazhimit të saj aktiv në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. “Kam marrë pjesë në kompeticione që prej 7 vitesh, por më kanë zgjedhur mua sepse e dinin që mund ta përfaqësoja Amerikën në Miss Globe. Kam qenë shoqëuesja e dytë në Miss Globe, më 15 tetor,” shtoi ajo.

Një eksperiencë e mirëpritur dhe krenare

Kur u pyet për reagimet e publikut ndaj idesë që një shqiptare do përfaqësonte SHBA-në, Samantha tha:

HW

“Jo, shumë njerëz kanë qenë të gëzuar. Amerika është vendi i emigrantëve. Edhe kur i thashë vajzave në Miss Globe që jam shqiptare, u habitën që përfaqësoja Amerikën. Askush në Amerikë nuk është 100% amerikan; të gjithë kemi rrënjë diku tjetër. Është vendi i botës.”

Ajo shtoi se ndjenja ishte e veçantë, duke përfaqësuar flamurin amerikan si një vajzë shkodrane:

“Jam amerikane nga lindja, por shqiptare nga zemra. Jam rritur me traditat dhe kulturën shqiptare, dhe jam shqiptare numër 1. Por të përfaqësosh Amerikën është diçka shumë e madhe. Në Amerikë bëj shumë punë kundër trafikimit të njerëzve, një problem shumë i madh. Më kanë thirrur edhe në Shtëpinë e Bardhë në Washington DC për këtë punë. Është një nder i jashtëzakonshëm që një vajzë e emigrantëve shqiptarë nga një vend i vogël të thirret në Shtëpinë e Bardhë.”

Eksperienca e Samanthas nuk është vetëm një sukses personal, por edhe një shembull frymëzues i bashkimit të identitetit shqiptar me mundësitë e Amerikës. Për të, kjo përfaqësim nuk është vetëm një çmim bukurie, por një mundësi për të promovuar kauzat që i interesojnë dhe për të frymëzuar të rinjtë shqiptarë kudo në botë. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.