Humb jetën motoçiklisti
Gjilan – Të premtën rreth orës 12:10 në Rrugen “Halim Orana” në Gjilan, ka ndodhur një aksident rrugor me fatalitet, ku i përfshirë ka qene një automjet dhe një motoçikletë. Si pasoj e këtij aksidenti drejtuesi i motoçikletës 1995 dërgohet në Spitalin Rajonal të Gjilanit pa shenja jete sipas mjekut kujdestar.
Edhe drejtuesi i automjetit “Opel Corsa” ka pësuar lëndime dhe për momentin është në kurim e sipër në spitalin e Gjilanit, por jashtë rrezikut për jetë.
Policia e Kosovës njësitet e trafikut janë duke i udhëheq hetimet rreth këtij rasti të rëndë që na ka tronditë të gjithëve njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/


