Dhjetëra persona të arrestuar për mos respektim të vendimit të Qeverisë
Gjilan – Arrestime të personave që nuk i zbatuan vendimet e Qeverisë ka pasur në Viti, Gjilan dhe Kamenicë.
Në rrugën “28 Nëntori, në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin lëshuar na Qeveria e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullte.
Edhe në rrugën “Brigada 173”, në Viti është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar janë takuar duke ekspozuar mallra ushqimore me qëllim të përfitimi personale njëherit duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke rënë në kundërshtim me vendimin lëshuar nga Qeveria e Kosovës. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregulltë.
Kurse në rrugën “Enver Miftari” në Gjilan është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar i cili nuk iu kishte përmbajte udhëzimeve të mjekëve që të qëndroj në vetë izolim në shtëpi, por kishte dalë nga shtëpia. Të dyshuarit nga stafi mjekësor i është bërë kontrolli mjekësor dhe është dërguar në karantinë në Prishtinë. Ndaj të dyshuarit në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe procedohet në procedurë të rregullte.
Në fshatin Topanicë të Kamenicës ndaj katër të dyshuarve meshkuj kosovar është iniciuar lënda për shkak se të njëjtit kishin vepruar kundër vendimit të Qeverisë. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte.
Arrestime kishte edhe në lagjen “Malësia” në Kamenicë ndaj një të dyshuari mashkull kosovar është iniciuar lënda për shkak se të njëjtit kishin vepruar kundër vendimit të Qeverisë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


